Këshilla
Ushqimet me proteinë janë thelbësore për shëndetin tonë,
sepse nëpërmjet tyre trupi ynë arrin të qëndrojë në këmbë. Ndaj, ja se cilat
janë ushqimet proteinike që nuk duhet të mungojnë në kuzhinën tuaj
Rëndësia e proteinave është e njohur prej kohësh. Marrja
e tyre kryesisht është shumë e rëndësishme në fëmijëri, sepse në këtë moshë
ushqimet proteinike nuk mund t’i mungojnë ushqyerjes së përditshme. Që nga
momenti që këto ushqime u shërbejnë muskujve, për të qenë të fortë dhe të
tonifikuar, edhe sportistët e ndiejnë nevojën për marrjen e tyre çdo ditë. E
çfarë mund të thuash për dietën Dukan, e cila mbi ushqimet proteinike ndërton
të gjithë programin e saj dobësues?!
Kjo ndodh sepse ndryshe nga substancat e tjera ushqyese që
ndodhen në ushqime, proteinat kanë karakteristikë që harxhojnë më shumë energji
për t’u tretur, pra ato na ndihmojnë që të humbasim peshë, sepse stimulojnë
metabolizmin. transmeton KeshillaperFitness
Ja sepse një listë me ushqime proteinike, na shërben shumë
nëse jemi duke ndjekur një dietë dobësuese.
1) Veza
Veza përmban 93% proteina, një koncentrat të vërtetë
energjie. Duke qenë se ajo përbëhet nga dy pjesë, ne ju sugjerojmë se nëse
dëshironi të dobësoheni, të hani vetëm pjesën e bardhë.
2) Soja
Soja është një perime shumë e pasur me proteina me origjinë
vegjetale dhe me cilësi të mirë. Ajo përmban rreth 80% të tyre. Është tepër e
mirë, kryesisht për ata persona që janë vegjetarianë.
3) Djathi
Djathi është një burim i mrekullueshëm proteinash. Ai është
shumë i rëndësishëm në tavolinë, sidomos kur rreth saj ka edhe fëmijë në
zhvillim.
4) Mishi i bardhë i pulës
Mishi i bardhë i pulës është një ushqim që ndonjëherë
tentojmë ta quajmë në mënyrë të padrejtë, ushqim pa vlera. Por në të vërtetë,
nëse gatuhet me ushqime që përmbajnë hekur, ose me një sallatë të pasur me
vitamina, mishi i bardhë i pulës është një pjatë e dytë ideale, e cila përmban
30% proteina.
5) Thjerrëzat
Thjerrëzat janë perime dhe si të gjitha perimet, ato
përmbajnë shumë proteina me origjinë vegjetale. Specifikisht ato përmbajnë
rreth 22% proteina. Thjerrëzat janë më të tretshme sesa fasulet dhe gatuhen për
një kohë më të shkurtër.
6) Salmoni
Peshku, ashtu si mishi, përmban shumë proteina të mira, të
cilat asimilohen lehtësisht dhe mbi të gjitha në krahasim nga mishi i kuq, nuk
kanë yndyra të dëmshme. Salmoni për shembull është vërtetë një ushqim perfekt
për një dietë dobësuese, pavarësisht se është një lloj peshku me yndyrë. I
pasur me Omega 3, ndihmon në pastrimin e arterieve dhe me 25 përqindëshin e
proteinave, na mban në formë të plotë.
7) Fileto e viçit
Është një nga ushqimet më të mira proteinike (40% proteinë
në 100 gramë). Filetot e viçit janë një zgjedhje e shkëlqyer edhe gjatë një
diete dobësimi.
8) Sardelet
Sardelet janë ushqimet proteinike më ekonomike. Ato janë
shumë të shijshme, ndërsa përmbajnë 32% të proteinave në 100 gramë. Ato mund të
shërbejnë si një pjatë e dytë.
9) Çokollata
Edhe çokollata përmban një sasi të mirë proteinash. Ajo
përmban 20% proteina. Ndaj nuk do të bënit keq, që në dietën tuaj të shtonit
edhe pak çokollatë shqeto. Për më tepër, çokollata përmban një substancë, e
cila favorizon humorin e mirë.
10) Stikat e pishës
Stikat e pishës, përbërëse të shumë recetave të kripura ose
të ëmbla, janë një burim i jashtëzakonshëm proteinash (32% në 100 gramë)./KeshillaperFitness
No comments:
Post a Comment