Vitaminat Për T’u Zgjatur
[dropcap]Gj[/dropcap]enetika
luan rol të veçantë në përcaktimin final të gjatësisë suaj. Vitamina dhe
mineralet ndihmojnë rritjen dhe pamjaftueshmëria e disa vitaminave mund të
shkaktoj vonesë në zgjatje dhe ndikoj në gjatësinë përfundimtare. Që ti
ndihmosh fëmijës suaj të zgjatet ata duhet të konsumojnë sasi të mjaftueshme të
kalciumit, vitaminës D dhe zinkut.
Kalciumi
Kalciumi është
minerali ma me bollëk në trupin tonë. Kalciumi nevojitet për tkurrjen e muskujve,
sekrecionin (lirimin) e hormoneve dhe enzimave dhe transmisionin e impulsave
nervor. 99% e kalciumit në trup gjendet në eshtra. Eshtrat vazhdimisht
absorbojnë dhe depozitojnë kalcium për tu forcuar dhe ndërtuar asht të ri. Fëmijët
kanë nevojë për sasi adekuate të kalciumit gjatë zhvillimit të tyre në mënyrë
që të zgjaten. Foshnjat kanë nevojë për 210 deri 270 mg kalcium në ditë, kurse
tinejxherët kanë nevojë për 1300 mg kalcium në ditë.
Ushqimet e pasura
me kalcium janë produktet e qumështit, peshku salmon me eshtra, sardelet
me eshtra, lëng i fortifikuar i portokallit, spinaqi, lakra dhe qumështi sojës.
Vitamina D është
një vitaminë që gjendet në vetëm disa fruta. Por trupi ynë ka aftësi të bëj
vitaminën D kur i ekspozohemi diellit. Vitamina D është e nevojshme sepse
ndihmon në absorbimin e kalciumit nga stomaku dhe në mineralizimin e eshtrave. Vitamina
D ndihmon fëmijët që të zgjaten. Një studim i 2009 i publikuar në “The Journal
of Clinical Endocrinology and Metabolism” ka hetuar marrëdhëniet mes statusit
të Vitaminës D dhe gjatësisë përfundimtare tek vajzat nga mosha 16 deri në 22. Studimi
ka treguar se vajzat me nivele të zvogëluara të Vitaminës D gjithashtu kishin
edhe gjatësi më të vogël. Ushqimet e pasura me vitaminë D janë peshku salmon,
kërpudhat, skumbri (mackerel), qumështi fortifikuar dhe lëng portokalli i
fortifikuar.
Zink
Zinku është
një mineral esencial prezent në disa ushqime. Zinku luan rol në sintezën e
ADNs, sintezën e proteinës dhe ndarjen e qelizave. Gjithashtu nevojitet për të
ndihmuar rritjen normale gjatë shtatzënisë, fëmijërisë dhe adoleshencës. Sasia
e pamjaftueshme e zinkut mund të ndikoj në mos rritjen e mjaftueshme. Ushqimet
e pasura me zink janë goca e detit, kofshët e pulës, drithrat e fortifikuara,
jogurti, bajamet dhe shqemet.
No comments:
Post a Comment